Performance
Monthly Listeners
Current
Followers
Current
Streams
Current
Tracks
Current
Popularity
Current
Listeners 52,832
Top Releases
View AllBiography
Emri i Vërtetë:Abdulla ReçkuVendlindja:Cërvicë (Kerçove) Jeton dhe vepron në :Zvicër Duli është këngëtar i njohur. I lindur në një fshat afër Kërçovës në Cërvic, shkollën fillore e ka kryer në Cërvicë, ndërsa në Zvicër vazhdoi klasën e nëntë. Ka një vëlla më të vogël me emrin Kujtim. Babai quhet Shukri, ndërsa nëna Safije. Babai i tij ështe marrë me muzikë, për ndryshe, muzikën e ka traditë familjare, tradicionalisht janë marrë me këngë burimore dhe folklorike kërçovare, gjithashtu edhe xhaxhai i tij Ibrahimi, është marrë me muzikë. Në kuadër të Shoqërisë kulturo–artistike “Shkëndija”, së bashku me bashkëfshatarë të tjerë, kanë organizuar festivale të ndryshme. Rreth viteve të ’80-ta, kanë marrë vendin e parë në Maqedoni dhe gjithashtu prirjen e tyre artistike e kanë shfaqur në dramën “Dërgimi i nuses në krua”, me të cilën janë prezantuar në shumë qytete të Maqedonisë. Zakonisht fshati Cërvicë ka patur talentë të ndryshëm si për këndim, vallëzim, por edhe në aspekt të humorit. Mbase kjo ka ndikuar që edhe Duli të merret me muzikë. Në fëmijërinë tij, Duli erdhi në Zvicër dhe filloi pune si te gjithë shqiptaret, por ajo që kishte në gjak ishte muzika. Këndoi në shumë lokale të Zvicrës dhe kënaqi kurbeqaret me muzikën e tij dhe zërin që rrallë këngëtare e kanë. Sot është një yll muzikor dhe shumë i kërkuar neper manifestime dhe dasma si në Evrope ashtu edhe në Amerikë, kurse verës është në gëzimet e dasmave në vendlindje.